Rreth nesh
Chameleon Print është shtëpi e shtypit digjital dhe reklamave, e themeluar në vitin 2015 në Prishtinë, Kosovë. Nga një fillim i vogël me disa makineri për prodhimin e materialeve të personalizuara si vizitkartat dhe broshurat, sot jemi shndërruar në një nga kompanitë lidere në fushën e printimit dhe reklamave në Kosovë dhe më gjerë. Falë investimeve të vazhdueshme në teknologji moderne, materiale kualitative dhe staf profesional, mbulojmë të gjithë sektorët e industrisë: - Reklama ndriçuese dhe jo ndriçuese - Konstruksione metalike dhe shenjëzime - Materiale dhe zgjidhje promocionale - Rafte, roll-up dhe toteme - Brendim të brendshëm dhe të jashtëm Për ne, çdo projekt është një kombinim i inovacionit, cilësisë dhe besueshmërisë. Procesi ynë – nga dizajni deri te montimi – siguron rezultate perfekte dhe zgjidhje afatgjata për klientët tanë. Sot, Chameleon Print është partner i besueshëm për qindra kompani në Kosovë dhe Evropë, duke eksportuar produkte dhe duke ndërtuar bashkëpunime të qëndrueshme në tregun ndërkombëtar.